Shqipëria

Xhaçka udhëton drejt Rumanisë për ministerialin e NATO-s


Ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është nisur drejt kryeqytetit të Rumanisë, Bukuresht për dy takime zyrtare.

Kryediplomatja shqiptare do të marrë pjesë fillimisht në Takimin e Udhëheqësve të Mynih-ut (Munich Leaders Meeting 2022), bashkë-organizuar nga Rumania këtë vit.

Ky takim i nivelit të lartë organizohet në kuadër të Konferencës së Munihut për Sigurinë (MSC).

Ajo njihet ndryshe edhe si Core Group Meeting (Takimi i Grupit Bërthamë).

Takimi ofron një mundësi të mirë për të diskutuar mbi sfidat kryesore të sigurisë në Evropën Lindore dhe Juglindore, përfshirë të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe rajonit të Detit të Zi.

Kjo, si edhe kërcënimin që paraqet Rusia për rendin ndërkombëtar, duke marrë parasysh mësymjen ushtarake ndaj Ukrainës.

24 orë më pas, do të nisë në Bukuresht edhe ministeriali i ministrave të jashtëm të vendeve aleate të NATO-s.

Sipas njoftimit zyrtar, takimi i kryediplomatëve paraqet një mundësi mjaft të mirë për analizimin e situatës aktuale të sigurisë.

Kjo, veçanërisht për vijimin e luftës në Ukrainë si dhe zbatimin e vendimeve kyçe të marra nga drejtuesit e qeverive në samitin e NATO-s në Madrid gjatë muajit qershor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore