Sport

Xabi Alonso do të mbetet te Leverkusen edhe sezonin e ardhshëm


Xabi Alonso

Me një njoftim që vjen sot, Xabi Alonso do të konfirmojë sërish prezencën e tij në pankinën e Bayer Leverkusen sezonin e ardhshëm.

Trajneri që po e çon “Aspirinat” drejt titullit në sezonin 2023-24, nuk do të largohet por do të vazhdojë punën e tij, duke tentuar gjithashtu të bëjë një rrugëtim të rëndësishëm në Champions League.

Prandaj Alonso do të qëndrojë në pankinën e Leverkusen-it edhe për një sezon tjetër dhe klauzola e lirimit që ka të bëjë me të do të jetë aktive nga vera e vitit 2025.

Liverpool dhe Bayern Munich do t’i kenë gjithmonë sytë te trajneri, të dy të informuar për vendimin. Te Leverkusen me Alonso-n duhet të qëndrojë edhe talenti i ri Florian Wirtz.

Drejtori i Përgjithshëm i klubit, Fernando Carro, kishte folur tashmë për qëndrimin e tij, duke ngrirë ambiciet e top-klubeve të interesuara për ish-mesfushorin.

“Ai ka një kontratë deri në vitin 2026 dhe ne po planifikojmë sezonin e ardhshëm me të. Asgjë nuk na bën të mendojmë se ai nuk do të jetë ende me ne”, ishte komenti i tij.

Deklarata të rëndësishme dhe padyshim jo sipërfaqësore sepse ato u konfirmuan edhe nga Uli Hoeness, presidenti i Bayern Munich-ut.

“Xabi Alonso? E shoh shumë të vështirë, për të mos thënë të pamundur. Besoj se do të qëndrojë te Leverkusen”, ka thënë numri një i klubit bavarez, i cili siç shkruajnë gazetat në Gjermani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore