Pajisje

WhatsApp prezanton aplikacionin e tij për Wear OS


WhatsApp ka publikuar një version të posaçëm të aplikacionit për orët inteligjente Wear OS. Për të instaluar këtë aplikacion, ju duhet të keni një orë inteligjente Wear OS 3.

Aplikacioni WhatsApp për orët inteligjente ju lejon të filloni biseda, të përgjigjeni mesazhe me tekst, të dërgoni mesazhe zanore, të shprehni emocionet tuaja me emoji dhe madje të pranoni telefonata.

Një nga avantazhet kyçe të këtij versioni për orët inteligjente Wear OS është mbështetja për përgjigje të shpejta. Ky funksion do të lejojë përdoruesit të përgjigjen në mesazhet e tyre në mënyrë të lehtë dhe të shpejtë, duke u bërë një zgjidhje e përshtatshme për përdoruesit e orëve kur janë në lëvizje.

WhatsApp launches on WearOS helping you stay connected without a smartphone  | TechRadar

Nëse orët tuaja inteligjente Wear OS 3 janë të lidhura me telefonin tuaj mobil, do të keni mundësinë të shfrytëzoni të gjitha këto funksione edhe kur telefonin nuk e keni afër vetes dhe të përdorni aplikacionin WhatsApp.

Publikimi i këtij aplikacioni vjen një javë përpara ngjarjes madhështore të Samsung, gjatë së cilës kompania koreane, do të prezantojë orët inteligjente të reja Wear OS.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore