Rajoni

Vuçiç: Vaksinat në Maqedoninë e Veriut, akt miqësie dhe jo interesi


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u shpreh se nuk ka asnjё interes pёrpo avancimit tё shtetit dhe se ndihet i lumtur që Maqedonia e Veriut do të fillojë mё nё fund vaksinimin.

“Kjo është një dhuratë shumë e thjeshtë të cilën besoj se edhe ju do t’a kishit bërë. Miku i vërtetë është ai i cili ju gjindet pranë jush kur keni nevojë, dhe jo kur e keni gjithçka të lehtë”, deklaroi Vuçiç.

Ai deklaroi gjithashtu se, sasia do tё jetё e “mjaftueshme pёr vaksinimin e mjekёve, si dhe shprehu vazhdimin e iniciativave pёr tё sjellё pёrkrahje dhe pёrparim”.

Për dërgesën e dytë, Vuçiq tha se ajo do të arrijë sё shpejti, meqё tashmё u sigurua dhe lejae nevojshme pёr transport.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore