Lajme

Vuçiç takon përfaqësuesit e partive jo parlamentare – diskutohet për dialogun


Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë ditës së hënë do të takohet me përfaqësues të partive jo parlamentare në Serbi të cilat marrin pjesë në dialogun ndërpartiak.

Gjatë kësaj takim, Vuçiç do të prezantojnë raportin në lidhje me  Kosovën si dhe rezultatet e dialogut me Prishtinën.

Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Informativ i Presidentit të Serbisë, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç para takimit me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kishte njoftuar se do t’iu drejtohet deputetëve rreth temës së dialogut në një seancë e cila do të mbahet më 22 qershor të këtij viti.

Me 15 qershor të këtij viti Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte takuar me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Takimi në fjalë ishte takimi i parë zyrtar në mes të Kurtit dhe Vuçiçit, i cili u ndërmjetësua nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ndërsa takimi i radhës ndërmjet Kurti – Vuçiç pritet të mbahet para pushimit të verës i cili nis me 25 korrik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore