Lajme

Vuçiç i ankohet Stoltenbergut: “Kosova shkaktojë frikë dhe trazira në Veri”


Aleksandër Vuçiç dhe Jens Stoltenberg

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, ka folur siç pretendon ai, për aktivitetet e Qeverisë së Kosovës, të cilët sipas tij shkaktuan “frikë dhe trazira në Veriun e Kosovës”, edhe pse Qeveria e Kosovës fillojë vetëm implementimin e një vendimi në territorin e saj, e ndërsa qytetarët serb ishin ata të cilët bllokuan dhe pamundësuar këtë implementim.

Më tej bëhet ditur se në bisedën telefonike Vuçiç dhe Stoltenberg ranë dakord se është e nevojshme të vazhdohet dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se paqja dhe stabiliteti janë të një rëndësie vendimtare, jo vetëm për Serbin dhe rajonin, por edhe për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë.

“Serbia nuk ka shkelur as Marrëveshjen e Brukselit dhe as rezolutën 1244 të OKB-së pas tensioneve në veri, pasi në asnjë mënyrë Beogradi nuk kërcënon ruajtjen e paqes dhe vazhdon të sillet me përgjegjësi dhe seriozitet në zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve të hapura”, thuhet të ketë thënë Vuçiç.

Ndryshe një ditë më parë Stoltenberg realizoi një bisedë telefonike edhe me kryeministrin e Kosovës, pas përkeqësimit të situatës në Veri të Kosovës.

Sipas Stoltenberg, pala kosovar dhe ajo serbe duhet ta ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme.

“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar Stoltenberg, në Twitter.

Ndryshe bisedën në fjalë më vonë pati lajmëruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një komunikate për media.

Sipas njoftimit për media të Qeverisë, Kurti i tha Stoltenberg-ut se mediat e kontrolluara nga Qeveria e Serbisë kanë zbatuar një fushatë dezinformimi gjatë muajit të fundit, duke u përpjekur të ndërtojnë një narrativë të rreme dhe negative për këto masa në ardhje.

“Është vërtetuar tashmë se këto fushata dezinformuese po ndihmohen nga shteti rus, në përpjekjen për të destabilizuar Ballkanin”.

Sipas njoftimit për media të zyrës së Kurtit, ky i fundit e njoftoi Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg se qytetarët e Kosovës janë informuar mirë për masat në ardhje, se masat janë plotësisht në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, si dhe që zbatimi i tyre është koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore