Lajme

Vritet një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari


Ilustrim

Një person është vrarë në fshatin Pakashticë të Podujevës, ndërsa është arrestuar një i dyshuar dhe janë janë sekuestruar dy armë të gjuetisë.

“Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Albanian Post.

Vdekja e viktimës M.K., 30-vjeçar është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Ndërkaq Prokuroria Themelore në Prishtinë, kanë deklaruar se tani për tani janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.

“Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për t’i sqaruar rrethanat e rastit. Për zhvillimet e tjera do t’ju njoftojmë me kohe”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore