Shqipëria

Vrasja e mësueses britanike, 36-vjeçari shqiptar para gjykatës


Sabina Nessa dhe shqiptari Koci Selamaj

Mediat britanike kanë zbuluar të hënën e 27 shtatorit, se Sabina Nessa – mësuesja e shkollës fillore – e cila u vra ndërsa po ecte, mund të jetë vrarë nga një person me origjinë shqiptare.

Koci Selamaj, 36 vjeç, nga Terminus Road, do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Willesden të martën e 28 shtatorit.

36-vjeçari shqiptar është arrestuar në Eastbourne të Sussex-it Lindor, të dielën e 26 shtatorit.

Selamaj akuzohet për vrasjen e Sabina Nessa-s, e cila po shkonte për të takuar një mik në Londrën juglindore.

Trupi i Nessa-s, 28 vjeç, u gjet në Cator Park në Kidbrooke.

Reagimet

Homazhet kanë vazhduar pranë vendngjarjes në sheshin Pegler.

Të premten u mbajt një ceremoni përkujtimore dhe një libër ngushëllimi është hapur në qendrën e komunitetit One Space, afër vendit ku u gjet trupi i zonjës Nessa.

Më shumë se 500 njerëz iu bashkuan ceremonisë.

Qindra homazhe u postuan në mediat sociale, përfshirë një mesazh nga Dukesha e Kembrixhit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore