Sport

Vlahoviç: Unë mund të arrij nivelin e Haaland-it


Me gjashtë gola në katër ndeshjet e fundit, sulmuesi 21-vjeçar i Fiorentina-s, Dusan Vlahoviç-i, beson se ai mund të arrij nivelin e yllit të Borussia Dortmund-it, Erling Haaland-it.

Serbi është një nga zbulimet e këtij viti, duke udhëhequr Fiorentina-n, që aktualisht vuan nga një periudhë paqëndrueshmërie. Humbja e fundit e klubit Viola, erdhi nga Atalanta, me rezultatin 3-2, ku dy golat e Fiorentina-s, mbanin emrin e Vlahoviç-it.

Paraqitjet e mira të sulmuesit serb, kanë rritur vlerën e tij, nga 9 milionë euro në 25 milionë sipas Transfermarket-it, por klubi e vlerëson mbi 40 milionë euro.

Vlahoviç-i synon të imitojë Haaland-in dhe kjo është diçka që ai ka besim se mund ta bëjë.

“Unë e shikoj atë. Mundohem të kuptojë lëvizjet. Pastaj përqëndrohem në pikat e forta dhe të dobëta. Ndoshta është mendjemadhësi, por me përkushtim, unë mund të shkoj në nivelin e tij gjithashtu”, tha sulmuesi per La Repubblica.

Po të mos ishin 15 golat e tij në 29 ndeshjet me Fioren, ekipi do të përballej me rënien nga kategoria, që aktualisht janë tetë pikë diferencë larg zonës së rrezikut.

“Ronaldo dhe Ibrahimoviç-i janë idhujt e mi. Unë e ndjej përgjegjësinë. Je një lojtar i klasit të parë kur shënoni dy gola, në moshën time, por menjëherë dështoni nëse nuk shënoni në dy ndeshje”, tha serbi.

“Unë e di si funksionin kjo, unë jam i përqëndruar dhe me këmbë në tokë. Nuk e di ku do të shkoj. Por, nuk dua të pendohem për asgjë”.

“Mundohem të përmirësohem çdo ditë. Gjithmonë provoj gjëra të ndryshme në stërvitje. Qëllimi është të përsëris të njëjtat lëvizje pa pushim. Ronaldo gjithmonë dëshiron të përmirësohet. Ky është sekreti i kampionëve”.

“Ai (Ibrahimoviç) më shkroi një mesazh: ‘Fat të mirë për gjithçka, të uroj më të mirën’. Ai e shkruajti atë në gjuhën serbe, në gjuhen time. Ai ishte i vetmi që e bëri këtë”.

Vlahoviç-i është nën kontratë me Fiorentina-n, deri në 2023, por klubet e mëdha italiane e kanë pjesë të objektivave të tyre në merkato tashmë. Juventus-i është një ndër këta klube, që në fillim të sezonit transferoi Federico Chiesa-n nga Fiorentina.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore