Lajme

Vladimir Klitschko i bashkohet Ushtrisë ukrainase


Vladimir Klitschko, ish-kampioni i botës në peshat e rënda është bashkuar me Ushtrinë rezervë të Ukrainës.

Kjo pas situatës së krijuar në kufijtë me Rusinë, e cila ka grumbulluar mbi 100 mijë trupa rreth tyre.

Në një deklaratë për media, Klitschko theksoi se, dashuria për vendin e tij e detyroi atë që të merrte këtë vendim.

“Është dashuria për qytetin tim, shtëpinë time, familjen, fqinjët, vajzën time që më solli këtu sot”, tha ai.

Ish-kampioni shtoi se, kjo iniciativë vjen për të mbrojtur territorin.

Ukraina ka nisur përgatitjet për një ofensivë të mundshme ushtarake pasi Rusia shtoi trupat.

Kjo e fundit shpesh ka ravijëzuar se nuk ka ndërmend të pushtojë fqinjin e saj.

Vëllai i tij i Vladimir-i, Vitali Klitschko, kryebashkiak i Kievit ishte i pranishëm në hapjen e një qendre rekrutimi të Forcave të Mbrojtjes Territoriale në kryeqytetin ukrainas.

Ai ka hequr dorë nga detyra e tij dhe i është bashkuar frontit ushtarak.

Klitschko në fjalimin e tij e ka cilësuar presidentin rus, Vladimir Putinin gangrenë që e prek Evropën.

“Shumë prej nesh kanë shërbyer në ushtri dhe ato aftësi janë dashur të kthehen. Mendoj se ky trajnim është i nevojshëm për zyrtarët e lartë dhe të mesëm në një vend që ka qenë në luftë për gati tetë vjet”, finalizoi ai deklaratën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore