Radhitja

Vettel, vendi i dytë që vlen zero pikë


Garën e Hungarisë, katër herë kampioni i botës në Formula 1, Sebastian Vettel, e mbylli i dyti.

Ky ishte podiumi i tij i dytë me ngjyrat e Aston Martin, duke thyer çdo parashikim që ishte ngritur në fillim të sezonit.

Por, për fatin e keq të Vettel-it, ky vend i dytë nuk vlen 18 pikë, por zero pikë.

Kjo sepse, sipas rregullave të Formula 1, pas përfundimit të garës, makina duhet të ketë të paktën një litër karburant për testimet e pas ndeshjes.

Makina e Vettel-it kishte vetëm 0.3 litra, që do të thotë se ai s’kualifikohet nga gara.

Aston Martin tha që problemi ishte shkaktuar nga një dëmtim i vogël, që e bëri karburantin të rrjedhë.

Mirëpo, zyrtarët e garës, këtë informacion e quajnë “të parëndësishëm” dhe nuk pranojnë rikthimin e vendimit të tyre.

Në këtë mënyrë, të gjithë pilotët pas tij ngjiten me një pozitë.

Gara tjetër zhvillohet më 29 gusht, në kuadër të çmimit të madh të Belgjikës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore