Lajme

Veteranët: Ashtu siç nuk pranuam okupimin, nuk pranojmë as diskriminimin e politizimin e çështjes tonë


Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Faton Klinaku, në një konferencë për media ka deklaruar se nuk do të pranoj që të diskriminohen.

“Në bazë të një vendimi që kemi marrë ne do të protestojmë ditën që do të bëhet ky projektligj për leximin e dytë dhe që nuk përfshihen veteranët”, ka thënë Klinaku.

Ai ka shtuar se, “në takim me kryeministrin Kurti nuk kemi gjet gjuhë të përbashkët”.

Klinaku, ka paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë nëse edhe nuk përfshihen as në leximin e dytë.

“Ne i kemi treguar edhe në takim që ne protestën e bëjmë, nëse e rregullon e duartrokasim, ndërsa nëse jo natyrisht që ne protesta do t’i vazhdojmë dhe do vendosim cfarë lloje proteste do t’i mbajmë”.

Veteranët, sërish u mblodhën në orët e mëngjesit të 16 qershorit në të njëjtin vend, për të njëjtën kërkesë.

Si rrugë të duhur e panë hyrjen në oborrin e Kuvendit, pas shtyrjeve me forcat e Policisë së Kosovës, derisa njësitet speciale në hyrje të këtij institucioni qëndruan të pozicionuar gjatë gjithë ditës.

Të mllefosur thanë se janë me institucionet.

Ekzekutivi i solli në këtë situatë që ta kujtojnë të kaluarën e tyre dhe sakrificën për vend.

Deri më 2017, pensioni i veteranëve nuk ka mundur të jetë më pak se paga minimale në Kosovë, përkatësisht 170 euro. Kjo, njëherësh, vazhdon të jetë shuma që marrin ata.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore