
Protesta e veteranëve para Kuvendit të Kosovës.
Veteranët, sërish u mblodhën në orët e mëngjesit në të njëjtin vend, për të njëjtën kërkesë.
Si rrugë të duhur e panë hyrjen në oborrin e Kuvendit, pas shtyrjeve me forcat e Policisë së Kosovës, derisa njësitet speciale në hyrje të këtij institucioni qëndruan të pozicionuar gjatë gjithë ditës.
Të mllefosur thanë se janë më institucionet.
Ekzekutivi i solli në këtë situatë që ta kujtojnë të kaluarën e tyre dhe sakrificën për vend.
Deri më 2017, pensioni i veteranëve nuk ka mundur të jetë më pak se paga minimale në Kosovë, përkatësisht 170 euro. Kjo, njëherësh, vazhdon të jetë shuma që marrin ata.
/Albanianpost.com