Kultura

Vetëm tri ditë, udhëtimi nga Toskana në Prato


Toskana në vjeshtë është stina e rrushit, kërpudhave të freskët e festivaleve që promovojnë ushqimin dhe historinë vendase.

Rajoni i Toskanës ndahet në dhjetë provinca, secila prej këtyre provincave me një karakter të ndryshëm.

Një nga format e udhëtimit mbeten trenat qendror të Firences, ku priten biletat, të cilat ofrojnë udhëzime dhe në anglisht.

Marradi

Marradi, një qytet toskan i ndodhur rreth 28 milje larg Firences mban të dielave të tetorit festivalin e gështenjave.

Në ekspozitën e gështenjës do të gjeni informacione për pemët e gështenjës, antipasta, ëmbëlsira e likere të bëra me të.

Para se të kaloni lumin e qytetit, do ndesheni me kishën neoklasike te shekullit të XVIII të San Lorenzos.

Brenda saj do ndesheni me pikturën e Maestro di Marradi, një autor anonim, piktura e së cilit besohet se daton në fund të shekullit të  XV-të fillim të shekullit të XVI-të.

Maestro ishte ndoshta nxënës i Domenico Ghirlandaio, e fillimisht ai i pikturoi këto piktura për Abbey e Marradi-n.

Këto piktura iu kushtuan virgjëreshës se re Santa Reparata.

Ajo u tortura e u martirizua për besimin e saj. Deri në Mesjetë, ajo ishte shenjtorja mbrojtëse e Firences.

Restoranti Il Camino, ofron makaronat fantastike me sallam nën 20 euro ,ravoli, tartuf, biskota me miell gështenje apo mjaltë bërë nga gështenja.

A photo of a blue and red train next to a beige stucco train station.

San Miniato

Ky qytet ndodhet rreth 31 milje në perëndim të Firences.

Emri i këtij qyteti rrjedh nga shenjtori San Miniato, i cili u torturua e iu pre koka nga romakët.

Duke marrë trenat rajonal që shkojnë në perëndim të Firences, mund të arrihet në këtë qytet për rreth 40 minuta.

Si specialitet i San Miniato-s mbahet tartari i bardhë, për të cilin mbahet çdo vit një festival përgjatë tri javëve të fundit të tetorit.

Vjelja e tartarit të bardhë e të zi përreth kodrave te qytetit shihet si një ngjarje e madhe.

Kjo për faktin se tartari cilësohet si identiteti i qytetit.

Një tjetër destinacion i qytetit është dhe katedralja Santa Maria Assunta dhe San Genesio, e cila daton në shekullin e XII-të.

Kjo fasadë është ndërtuar me pllaka qeramike nga Afrika e Veriut, të cilat shërbejnë si elemente dekorativ të saj.

Sipas legjendës së qytetit, një konteshe e fuqishme toska ase lindi aty.

Gjatë luftës se dyte botërore ajo u godit me predhë artilerie nga amerikanët.

Afër katedrales në Palazzo Communale ndodhet kishëza e vogël Oratoria Loretiono.

Ajo iu kushtua Maddona Loretos.

Brenda kishës gjendet dhe altari prej druri i cili daton nga shekulli i XVI-të.

Ai përfshin afreske të Rilindjes së hershme me skena të Jezusit, Davidit, kokën e Goliathit e si bilave klasike dhe katër Ungjillarët.

Kulla e Frederikut është një tjetër destinacion i qytetit, një strukturë e rindërtuar, ku origjinalja daton më 1220,në Perandorinë Romake, e dëmtuar gjate luftës së dytë botërore.

Qyteti është i mbushur me restorante që shërbejnë kuzhinën lokale si sallami shtëpiak apo gatimet e larmishme të tartarit.

Me anë të një bilete prej gjashtë eurosh, mund të udhëtoni nga San Miniato  në Fucecchio, mund t’iu ofrohet një rrugë për në Empoli ,Pisa, La Spezia ose Livorno.

The interior of a restaurant with white walls, and copper pans, ceramic plates and painted pitchers hanging on the walls and from the rafters. There is a fireplace and wooden tables with deep red tablecloths.

Prato

Prato është destinacioni i tretë në udhëtimin tonë tre ditor.

Ky qytet shtrihet rreth 16 milje në vëri-perëndim te Firences, një qytet industrial, i shquar për tekstile që nga shekulli i XII-të.

Prato të jep mundësinë të shijosh të kundrosh kryeveprat e Rilindjes si dhe të shijosh biskotat e famshme të cantucc-it.

Ai është një qendër e popullsisë kineze në Itali ,ku shumë restorante ofrojnë ushqim kinez.

Me anë të trenave të shpejtë, duke ecur një distancë të shkurtër ndeshemi me katedralen e Shën Stefanos e ndërtuar ne shekullin  XII-të.

Fasada e mermerit, e shtuar ne shekullin e XV-të, së bashku me foltoren monumentale u ndërtuan dhe zbukuruan nga Michelozzo dhe Donatello nga viti 1428.

Nuk keni si mos të njihemi me historinë e Brezit të shenjtë, brezin e virgjëreshës Mari.

Për tetë euro, mund të vizitoni muzeun e katedrales, të kundroni pikturat e Shën Stefanit e Gjon Pagëzorit nga Filippo Lippi, banketin e Herodotit dhe Solomeja, kapelën e bukur nga Paolo Uccello ,me 1430-1450 skena nga jeta e Virgjëreshës Mari e Shën Stefanit.

Veç monumenteve të lartpërmendura, në Prato gjen restorante me pjata lokale si restoranti Le Barrique ku mund të shijosh sallamin i derrit të aromatizuar me liker apo verërat e mrekullueshme vendase.

Në rrugën kryesore të katedrales gjendet dyqani i biskotave Antonio Mattei, ku shërbehen biskotat cantucci, të quajtura ndryshe si biskotat e Prato-s që datojnë që nga viti 1858.

Biskota mund të gjenden në shijen e bajames, si varianti tradicional por dhe me bajame e çokollatë.

Ky rajon magjepsës veç ushqimit të mirë të ofron histori, peizazh e art.

Marrë nga “Washington Post”, për Albanian Post 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore