Stil

Veshjet që do të na shoqërojnë përgjatë vitit 2022


Moda 2022

Kur bëhet fjalë për modën, viti i kaluar ishte mjaft interesant. Përtej kornizës së imoponuar nga pandemia, ky vit na pret me një gamë e gjerë tendencash të lezetshme, argëtuese, plot ngjyra, por edhe minimaliste.

Mini funde

Në sfilatat si “Miu Miu” dhe “Prada” u paralajmërua një mikro trend i veshjes dhe ranë në sy mini fundet me bel të ulët. Ashtu si ato të viteve 2000. Ky trend është vënë re edhe gjatë vitit 2021, por këtë vit do të shkëlqejë edhe më shumë.

Kombinime shumëngjyrëshe

Kombinimet ishin gjithashtu një nga tendencat për të cilat u shkrua shumë në vitin e kaluar. Sa më shumë ngjyra si portokalli, gjelbër dhe rozë.

Materiale me vija

“Pranvera e luleve”, duket se nuk do ta shikojmë muajt në vijim, në vend të kauzës së luleve, rolin kryesor do ta marrin copat me vija, shkruan.

Stili minimalist me ngjyrë të bardhë

Kombinimet në të cilat mbizotëron ngjyra e bardhë duken gjithmonë të freskëta dhe të pastra, ndaj nuk është për t’u habitur që pranverën dhe verën e ardhshme do të veshim më së shumti copa në këtë ngjyrë. Kombinimet monokrome dhe minimaliste në të bardhë do të jenë ndër tendencat më të njohura për vitin 2022.

Copa lëkure

Këtë vit kemi qenë dëshmitarë të popullaritetit të pantallonave apo fundeve prej lëkure dhe ky trend do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, por tani e tutje vëmendjen do ta kenë xhaketat prej lëkure.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore