Libra

Veprat klasike që ndihmuan në pandemi


Pak njerëz kanë jetuar në një kohë pandemie. Ky ishte një vit i vështirë për shkak të izolimit, trazirave, traumave dhe lodhjeve të shumta që shkatoi sëmundja. Më pak e dhunshme se një luftë, më e zgjatur se një katastrofë natyrore, covid-19 ka qenë vdekjeprurës, çorientues dhe i panjohur.

Prandaj ngushëllimi dhe solidariteti i leximit rrallë kanë qenë më të rëndësishëm se kurrë këtë vit, për shumë njerëz. Të mbyllur dhe të vetmuar, shumë u arratisën në një botë tjetër. Ndërsa shumë të tjerë, kërkuan shkrimtarë që mund t’i ndihmonin të kuptonin pandeminë. Librat më të njohur përfshijnë “Ditari i vitit të murtajës”, ditari gjysmë-trill i Daniel Defoe.

E njejta  karakteristikë e fatkeqësisë  u shfaq në ditarin e Samuel Pepys-ë. Pepys vë në dukje e sëmundjen, por ai  vazhdon të jetoj jetën, duke shfaqur ndjenjë mosbesimi dhe mohimi, njëlloj si në momentin që njerëzit mësuan për Covid-19. Megjithatë, ai ankohet për zbrazëtinë dhe melankolinë e rrugëve të kryeqytetit.

Shpërthimet imagjinare te “Njeriu i fundit” i Mary Shelley, “Murtaja”  i Albert Camus, “Verbëria”  i José Saramago dhe “Stacioni njëmbëdhjetë” i Emily St John Mandel – që përshkruajnë vdekjen e njerëzve përballë  fatit të botës – kanë ofruar një ndjenjë të freskët perspektive.

Mijra njerëz ju rikthyen librit  “Lufta dhe Paqja”. Lëkundja epike e Leo Tolstoyit mes luftërave Napoleonike dhe salloneve të Shën Peterburgut reflekoi përvojën e e lockdown-it, dhe izolimin në shtëpi ndërkohë që jashtë kishte  “luftë”.

Në portretizimin akut të Tolstoit për kolovitjet, emocionet e ekzagjeruara që shkaktohen nga kohë krizash, lexuesit gjetën një pasqyrim të ndjenjave të tyre të paqëndrueshme, mes acarimit që shkaktohej nga izolimi, dhe ndjenjës së çlirimit nga jeta rutinë.

Për të gjithë ata që kërkonin shpresë për vazhdimin e jetës u sygjerua Aleksandër Pushkini.  I karantinuar më 1830-n për shkak të një shpërthimi të kolerës, poeti gjeti një arratisje të çuditshme nga martesa dhe kriza ekonomike që kishte.

I izoluar në një fshat, Pushkini zbuloi një ndjenjë të shthurur të lirisë dhe gjallërisë. Shkrimi dhe imagjinata e tij endeshin nëpër botë. Ai përfundoi “Eugjen Oneginin”, romanin e tij  më të shkëlqyer në vargje. Dhe ripunoi një dramë me vargje “Banket në kohë murtaje” dhe “Qyteti i murtajës”.

Përshtatur për “The Economist”nga AlbanianPost.com 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore