Lajme

Vendet e BE-së kërkojnë përjashtime nga planet e Brukselit për të reduktuar kërkesën për gaz


Në Evropë, qeveritë po përpiqen të zvogëlojnë planet e Brukselit për të shtyrë bllokun në uljen e kërkesës për gaz për të përballuar më mirë mungesën e furnizimeve ruse këtë dimër.

Nga 27 vendet anëtare të BE-së, diplomatët janë bllokuar në negociata që kur Komisioni Evropian propozoi masa javën e kaluar që u kërkon vendeve të shkurtojnë përdorimin e gazit me 15 për qind nga muaji i ardhshëm.

Ky plan shkaktoi grindje mbi madhësinë e objektivit dhe nëse Brukseli kishte fuqinë për ta bërë atë të detyrueshëm.

Sakaq, ai duhet të miratohet nga vendet anëtare në një takim të ministrit të energjisë këtë javë.

Vendet e BE-së, në një projekt-propozim, kanë sugjeruar që, teksa një objektiv vullnetar mund të standardizohet në të gjithë bllokun, objektivat e detyrueshëm duhet të marrin parasysh varësinë e secilit shtet nga gazi rus.

Po ashtu reduktimi duhet të jetë më i vogël nëse një shtet anëtar ka gaz shtesë që mund t’i furnizojë të tjerët në BE ose nëpërmjet dërgesave të gazit të lëngshëm ose tubacioneve.

Referuar draftit, disa industri që shihen si kritike për tregun e vetëm duhet të përjashtohen.

Brukseli ka qenë në vuajtje se si të përgatitet për një reduktim të mundshëm të furnizimeve me energji në dimër, prej hakmarrjes së Moskës.

Përpara pushtimit të saj në Ukrainë, BE-ja ishte e varur nga Rusia për rreth 40 për qind të gazit të saj. Por që atëherë është zotuar të heqë dorë nga këto furnizime deri në vitin 2027.

Komisioni Evropian, javën e kaluar, sugjeroi që vendet anëtare duhet të synojnë të ulin gazin me 15 për qind gjatë tetë muajve të ardhshëm.

Por qeveritë e BE-së janë ankuar se komisioni kishte tejkaluar kompetencat e tij.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore