Stil

Veç bishti i Kim Kardashian në “Met Gala” ka kushtuar 10 mijë dollarë


Megjithëse kanë kaluar disa ditë që prej kur është mbajtur edicioni i sivjetmë i – “Met Gala 2021”, në shtypin rozë akoma po diskutohet për paraqitjen në tapetin e kuq të këtij evenimenti të modeles së famshme, Kim Kardashian.

Kim Kardashian – “Met Gala 2021”.

Veshja e saj tërësisht e zezë dhe e maskuar plotësisht dizenjuar nga marka e modës “Balenciaga” bëri bujë gjithandej, disa e komplimentuan e të tjerë edhe e përdorën për “meme” interneti, për t’i bërë të tjerët të qeshin.

Kim Kardashian – “Met Gala 2021”.

Por, një detaj që ka rënë në sy, i vetmi i ekspozuar nga gjithë trupi i Kim, ishte bishti i saj i gjatë prej 75 inçëve, çmimi i të cilit ka “tronditur” fansat e Kardashian, derisa u bë me dije nga stilistja e saj, Chris Appleton, se kushtoi jo më pak se 10 mijë dollarë amerikanë.

Kim Kardashian – “Met Gala 2021”.

Kjo gjë ka bërë fansat të reagojnë të “shokuar”, ani pse pothuajse të gjithë e theksonin se – “e kanë ditur që Kim ka një shije të shtrenjtë, por jo deri në këtë masë për një bisht të vetëm”.

“Akoma nuk më besohet. Si ka mundësi një bisht të kushtojë 10 mijë dollarë? E pamundur”, shkroi një fans në Instagram.

Ndërsa, një tjetër, u shpreh – “Jemi mësuar me Kim dhe gjërat e saj firmato, por prapëseprapë kjo më duket e tepruar”.

Paraqitja e Kim Kardashian në tapetin e kuq të “Met Gala-s”, ishte ndër më të komentuarat dhe u përzgjedh në mesin e “10 më të mirave” nga prestigjiozja “Vogue”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore