Lajme

Vdes një person nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë


Ilustrim.

Një person ka humbur jetën në magjistralen Prishtinë-Podujevë, pas një aksidenti trafiku me pasoja fatale.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklisiti dhe një automjet në lëvizje (kamion). Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti për AP.

Ndërsa, është thënë se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Aktualisht policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë dërguar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor”.

Edhe më 4 nëntor, një person ka vdekur e katër të tjerë kishin mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Në këtë aksident kishin qenë të përfshira tri automjete – një veturë e parkuar dhe dy të tjera që kanë qenë në lëvizje.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), është thënë se dy persona vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa njëri është liruar nga spitali.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore