Jetesë & Stil

Vdes ish-pilotja e Luftës së Dytë Botërore


Një nga pjesëtaret e ekipit të pilotëve  në vijën e frontit gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka vdekur.

Eleanor Wadsworth, ishte 103 vjeç dhe bënte pjesë në shoqërinë e Transportit Ajror Ndihmës (ATA), një shërbim civil që transportonte aeroplanë luftarakë dhe ekuipazh.
Zonja Wadsworth, e cila ka lindur në Nottingham të Anglisë, u bashkua me ATA-n në 1943, pasi pa një reklamë për pilotet femra.

“Ajo ishte një nga gjashtë kandidatet e para të suksesshme që u pranua pa asnjë përvojë të mëparshme fluturimi”, tha historiani Sally McGlone, për agjencinë e lajmeve BBC.

Gjatë luftës, rreth 1250 burra dhe gra nga 25 vende pilotuan rreth 309 mijë aeroplanë të 147 llojeve të ndryshme.

Në vitin 2020, ish-pilotja, tha për revistën e shoqatës së saj të strehimit, se ajo kishte qenë “në kërkim të një sfide të re” kur u bashkua me shërbimin.
“Mendimi për të mësuar fluturimin falas ishte një nxitje e shkëlqyer, kështu unë e vura emrin tim dhe nuk mendova shumë për të”, u shpreh ajo.

Djali i saj, Robert, tha se ajo kishte qenë “një nënë e mrekullueshme, një gjyshe dhe stërgjyshe e adhuruar”. Kjo sipas tij lidhet direkt me profesionin që nëna e tij ka ushtruar./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore