Film

Vdes Christopher Plummer, i “Sound of the Music”


Christopher Plummer, aktori hollivudian, fitues i çmimit Oskar pёr filmin “Sound of the Music”, vdiq të premten në shtëpinë e tij në Connecticut. Plummer ishte 91 vjeç.

“Chris ishte një njeri i jashtëzakonshëm që e donte dhe respektonte thellësisht profesionin e tij. I gëzohej thellë rrënjëve të tij kanadeze. Përmes artit dhe humanizmit të tij, ai preku të gjithë zemrat tona dhe jeta e tij legjendare do të qëndrojë për të gjitha brezat që do të vijnë,” tha shoku dhe menaxheri i tij i vjetër Lou Pitt në njё deklaratën për CNN.

Përveç interpretimit si Kapiten Von Trapp në muzikalin e vitit 1965 përballë Julie Andrews, Plummer fitoi një Oscar, pёr rolin dytёsor në filmin “Begginer” të vitit 2010.

U nominua pёrsёri nё vitin 2018 për “All the Money in world”, në të cilën ai zëvendësoi Kevin Spacey, nё rolin e njё miliarderi tё quajtur J. Paul Getty, pasi aktori i ri u përfshi nё njё skandal.

Plummer ka qёndruar nё skenёn e filmit deri në të 80-at e tij. Pjesёmarrja e fundit nё rol ishte nё misterin “Knives Out”.

Role tё tjerë të paharrueshëm tё tij kanё qenё, portretizimi i gazetarit Mike Wallace në “The Insider”, gjenerali i Klingon në “Star Trek VI: Vendi i Zbuluar” dhe zëri i zuzarit në filmin e animuar “Up”.

I lindur në Toronto, Plummer kishte qё herёt kishte një karrierë të formuar. Kishte fituar Tony Awards për punën e tij në “Cyrano” dhe “Barrymore”

Një aktor i trajnuar Shekspirian, Plummer filloi karrierën e tij në Broadway në vitet 1950.

Pas dy martesave relativisht të shkurtra, Plummer u martua me aktoren dhe kёrcimtaren Elaine Taylor, në vitin 1970.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore