Ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano u njoh të premten e 23 dhjetorit me masën e sigurisë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë.
Ai do të lihet në “arrest shtëpie”, për shkak të situatës së tij të rënduar shëndetësore.
Albanian Post mësoi fillimisht se ish administratori i qytetit bregdetar ishte shtruar në spitalin e Vlorës për trajtim, pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Efektivët së bashku me ish zyrtarin e arrestuar mbërritën më herët në ambientet e gjykatës për t’i komunikuar masën e sigurisë.
Për këtë seancë, gjyqtare ishte Lireza Sinollari, ndërsa prokuror Hyrjet Lamaj.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan një ditë më parë në flagrancë ish-kryebashkiakun e Himarës.
Lajmi u bë i ditur nga Policia e Shtetit, duke cituar njoftimin zyrtar për shtyp.
Teksa drejtonte automjetin në aksin rrugor Orikum-Llogara, në afërsi të fushës së sportit, ish-zyrtari ka aksidentuar fatalisht shtetasin E. H., 17 vjeç, banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi 17-vjeçar me iniciale E.H., ndërroi jetë në orët e para të 22 dhjetorit tek Spitali i Traumës.
Policia shtoi se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
Kjo, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Sipas burimeve policore, ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 17:00 në Llogara.
Bollano përgjatë viteve, është shfaqur publikisht si një personazh me qëndrime anti-shqiptare, që prej deklaratave të para se në jug të Shqipërisë banojnë 300 mijë grekë apo deri edhe tek vendimet kur drejtonte Bashkinë Himarë, për të hequr tabelat rrugore në gjuhën shqipe e për t’i zëvendësuar ato me tabela në gjuhën greke.
Më parë, ai ka qenë edhe i dënuar me gjobë dhe gjashtë muaj burgim nga Gjykata, por më pas në apel e ktheu çështjen duke e zhbërë vendimin.
Teksa, prej kohësh, ai është president i grupit “Omonia” dhe pjesë e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila njihet edhe si partia e minoritetit grek.
Bollano e humbi në vitin 2011 kreun e Bashkisë pasi u mund nga rivali socialist, Jorgo Goro.
Teksa, në kohë, jo pak herë janë vërejtur lidhje të tija në Greqi me politikanë të ekstremit nacionalist.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Thaçi: Ëndrra ime është që të gjithë shqiptarët të jetojnë në një shtet
-
Mbi 14 milionë turistë priten këtë vit, Balla: Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat
-
Aksioni i Frontex në Ballkan jep efekt, bien drastikisht kalimet e jashtëligjshme
-
Peleshi viziton qendrën e Inovacionit të Kërkimit dhe Mbrojtjes në Hungari
Lajmet kryesore
-
Aksioni i Frontex në Ballkan jep efekt, bien drastikisht kalimet e jashtëligjshme
-
Mbi 14 milionë turistë priten këtë vit, Balla: Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat
-
Ose të dëgjojë SHBA-të ose të përgatitet për përshkallëzim – zgjedhja i takon Izraelit
-
Kurti për vizitën dy ditore në Gjermani: Kryefjala e vizitës ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në KiE