Sport

Van Dijk konfirmon mospjesëmarrjen në EURO 2020


Virgil Van Dijk ka kaluar afër tetë muaj jashtë fushave, dhe tani është e konfirmuar që nuk do ta shohim holandezin deri në fillimin e sezonit të ardhshëm.

Këtë e ka konfirmuar vet futbollisti.

Ai nuk do të jetë pjesë e EURO 2020-ës këtë verë me Holandën.

“Fizikisht, është vendimi i duhur. Kam vendosur që të mos shkoj në Evropian këtë sezon dhe t’i nënshtrohem fazës së fundit të rehabilitimit”.

“Fokusi im është tani të përgatitja e sezonit me klubin”.

Ai shprehi që është shumë i mërzitur që është i detyruar të humbasë Evropianin.

“Jam shumë i mëriztur. Shumë i mërzitur që nuk mundem të jem pjesë e EURO 2020-ës dhe ta ndihmojë shtetin tim. Por, gjërat janë si janë dhe unë duhet t’i pranojë ato”.

“Në aspektin afatgjatë, vendimi për të mos shkuar është i duhuri”, tha Van Dijk.

“Dua të jem në fushë, të ndihmojë kombëtaren, të ndihmoj klubin, por duhet të jem i durueshëm”.

Ai ka zbuluar që po punon çdo ditë dhe se me padurim e pret sezonin e ardshëm.

“Ka qenë një periudhë shumë, shumë e vështirë, por tani jamë në një vend të mirë”.

Van Dijk u transferua te Liverpool në janar të vitit 2018, për një shifër rekord të 70 milionë eurosh.

Holanda do të jetë në grup me Ukrainën, Austrinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore