Sport

Valmir Veliu ndërron skuadër, por jo kampionat


Futbollisti kosovar, Valmir Veliu, do ta ndërrojë skuadrën në ditët e ardhshme.

Bëhet fjalë për një transferim nga Gaziantep te klubi tjetër turk, Istanbulspor.

Sulmuesi do të përfundojë lëvizjen ditën e nesërme teksa bëhet fjalë për një huazim deri në fundin e sezonit.

Tashmë Veliu përgatitet të nisë një eksperiencë të rëndësishme në Turqi te Istanbulspor që ndër të tjera njihet edhe si klubi i shqiptarëve duke qenë se aty luajnë edhe: Jetmir Topalli e Florian Loshaj, Sindrit Guri, Eduard Rroca e Valon Ethemi.

Kujtojmë që Veliu u transferua te Gaziantep në verën e kaluar nga Llapi për 180 mijë euro.

Gjatë kësaj kohe, 22-vjeçari i lindur në Podujevë ka luajtur në 15 ndeshje në kampionatin turk, prej të cilave ka një gol e një asistim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore