Kosova

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në misione paqeruajtëse


Deputetët në Kuvendin e Kosovës kanë dhënë miratimin për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misione paqeruajtëse, në kuadër të Forcës Kombëtare të shtetit të Iowas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ata kanë votuar me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim,

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar duke thënë se kjo mundësi konfirmon besimin e partnerëve strategjikë për rolin e Kosovës jo vetëm në sigurinë rajonale, por edhe në sigurinë ndërkombëtare.

Këtë mision duhet ta konceptojmë, jo vetëm si një detyrë në kuadër të marrëdhënieve tona ndërkombëtarë, por si një konfirmim të rrugëtimit tonë euroatlantik”, ka shtuar Hoti.

Në anën tjetër ka reaguar edhe Ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni, duke e quajtur mundësi unike faktin që FSK-ja do t’i bashkohet Gardës së Iowas.

Përkushtimi e profesionalizimi i FSK-së po vlerësohet edhe nga ndërkombëtarët”, ka thënë ministri Çuni./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore