Lajme

UNMIK-u fajëson Kosovën për tensionet në Veri


Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Zahir Tanin.

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për zhvillimet në Kosovë, Zahir Tanin, ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për tensionet e shkaktuara në Veri të Mitrovicës.

Ai në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për zhvillimet në Kosovë, Tanin ka deklaruar se për përshkallëzim shtytës ka qenë mungesa e komunikimit politik.

“Në mëngjesin e 20 shtatorit, Prishtina ka nisur një operacion policor në Kosovën veriore me qëllim të zbatimit të masave të reja për targat. Duke marrë parasysh diskutimet e ndjeshme dhe kamotshme për lirinë e lëvizjes përmes dialogut të mbështetur nga BE-ja do të ishte e natyrshme të pritej një komunikim me ata që preken”.

Duke thënë se “komunikimi ka qenë i pakët apo fare. KFOR-it s’i është dhënë njoftim paraprak”.

Ndërsa, për operacionin anti-kontrabandë që në Veri u përcoll me protesta e tensione pasi që serbët lokalë kundërshtuan operacionin e Policisë së Kosovës.

“Është diskutabile nëse KFOR-i është njoftuar paraprakisht për dërgimin e njësive speciale. Operacioni provokoi tensione dhe konfrontime që përfunduan me disa të lënduar. Ka pasur edhe kërcënime për jetë të shkaktuara nga të shtënat e policisë”.

“Popullata civile në veri raportoi lëndime nga gazilotsjellës dhe granatat zhurmuese që i përdori policia. Protestuesit gjuajtën me gurë dhe sipas policisë disa të dyshuar përdorën armë zjarri kundër policisë”, ka thënë Tanin.

Po ashtu, sipas tij këto veprime kanë nxitur mosbesim te qytetarët serbë.

Më tej, shefi i UNMIK-ut, ka thënë se e sheh tepër optimiste mundësinë që tash të ketë rifillim të “angazhimit real ndaj dialogut”.

Aksioni i cili nisi në orët e hershme të mërkurën e 13 gushtit, për dallim nga vendet tjera, në Mitrovicën e Veriut hasi në rezistencë.

Pjesëtar të Policisë së Kosovës janë sulmuar nga qytetarë të mllefosur gjatë aksionit që policia ndërmori kundër kontrabandës së mallrave atje.

Me dhjetëra qytetarë serb u mblodhën në afërsi të një barnatore në të cilën Policia po konfiskonte mallrat e kontrabanduara dhe po kërkonte pronarin, i cili ishte i njohur për veprimtarinë kriminele tek organet e rendit.

Serbët sulmuan Policët duke hedhur në drejtim të tyre, gurë, mjete piroteknike e granata luftarake të dorës. U raportua edhe për të shtëna me armë zjarri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore