Shqipëria

Ulet volumi i mallrave në porte gjatë muajit qershor


Për muajin qershor, volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte është 307,8 mijë tonë, duke u ulur me 25,3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.718 mijë tonë-kilometër, duke u ulur me 15,0 për qind krahasuar me qershorin pararendës.

Kurse volumi i mallrave të transportuar me ajër është 163,9 tonë, duke u rritur me 4,1 për qind në krahasim me qershorin e vitit 2021.

Transporti i mallrave me det, hekurudhë dhe ajër

Volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, është 2,079,5 mijë tonë, duke u ulur me 11,3 për qind krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2021.

Sakaq, volumi i atyre të transportuar me hekurudhë është 10.075 mijë tonë-kilometër, duke u ulur me 32,6 për qind krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2021.

Për të njëjtin gjashtëmujor, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 981,3 tonë, duke u rritur me 1,8 për qind krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2021.

Treguesitspecifikë tëtransportit ajror

Për qershorin e vitit 2022, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 103.467 pasagjerë. Krahasuar me qershorin e kaluar, ky tregues është rritur me 2,5 herë.

Ndërsa numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 1.221 pasagjerë. Krahasuar me qershorin 2021, ky tregues është ulur me 56,4 për qind.

Nga ana tjetër, transporti ajror i pasagjerëve zë 82,7 për qind të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 500 mijë e 512 pasagjerë, duke u rritur me 91,8 për qind krahasuar me qershorin 2021.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, kanë udhëtuar me linjë detare 344 mijë e 340 pasagjerë, duke u rritur me 75,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 8 mijë e 847 pasagjerë, duke u rritur me 75,5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 është 2 milionë e 98 mijë e 578 pasagjerë, duke u rritur me 2,8 herë.

Transporti i pasagjerëve sipas mënyrës së udhëtimit

Ndërkaq, numri i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 777,9 mijë tonë ku 48,6 për qind e tyre u transportua me det.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, volumi i mallrave të tregtuara është 4.496,9 mijë tonë ku 54,3 për qind e tyre u transportua me det.

Eksporti i mallrave sipas mënyrave të transportit

Qershorin e këtij viti, volumi i mallrave të eksportuara me tokë zë 62,9 për qind, me det 37,0 për qind dhe 0,1 për qind me hekurudhë. Volumi i mallrave të eksportuara me tokë në është ulur me 14,2 për qind krahasuar me qershorin 2021.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, volumi i mallrave të eksportuara me tokë zë 54,1 për qind, me det 45,8 për qind dhe 0,1 për qind me hekurudhë.

Volumi i mallrave të eksportuara me tokë është ulur me 10,9 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Importi i mallrave sipas mënyrave të transportit

Kurse volumi i mallrave të importuara me det zë 59,2 për qind dhe me tokë 39,6 për qind. Volumi i mallrave të importuara me tokë është ulur me 13,2 për qind.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, volumi i mallrave të importuara me det zë 61,4 për qind dhe me tokë 37,8 për qind. Volumi i mallrave të importuara me tokë është ulur me 6,9 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore