Lajme

Ukraina thotë se ka çliruar 37 kilometra katrorë brenda një jave


Zëvendës ministrja ukrainase e Mbrojtjes Ana Malyar tha se gjatë javës së kaluar ata çliruan edhe nëntë kilometra katrorë në lindje të vendit dhe 28.4 kilometra katrorë në jug.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi “Al Jazeera”, duke cituar njoftimin për shtyp të institucionit.

Zyrtarja deklaroi se ushtria ukrainase vazhdon veprimet sulmuese dhe mbrojtëse në lindje, raporton “Al Jazeera”.

Ajo tha se forcat ruse kanë dyfishuar sulmet e tyre në lindje të vendit gjatë javës së kaluar.

Maljar tha se 6 mijë 457 sulme u regjistruan javën e kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore