Lajme

Ukraina po shqyrton mundësinë e blerjes të sistemit mbrojtës raketor “Iron Dome”


Sistem mbrojtës raketor, Iron Dome

Nënkryetari i Bashkisë së qytetit të Mariupol të Ukrainës, Sergei Zakharov, ka thënë se administrata e qytetit synon të blejë sistemin izraelit “Iron Dome” të mbrojtjes kundër raketave , për të mbrojtur aeroportin e qytetit, aeroport ky i cili është mbyllur që kur kishin filluar luftimet në 2014 me Rusinë.

Ky vendim është i motivuar nga vendimi i autoriteteve për rihapjen e aeroportit të qytetit.

Aktualisht, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës dhe komunitetet ndërkombëtare i konsiderojnë fluturimet për në Mariupol të pasigurta. Dhe ndërsa gjendja në qytet ka qenë relativisht e qetë, grumbullimi masiv i trupave ruse në kufirin ukraino-rus në muajin maj, ka nxitur frikën ndaj sulmeve të mundshme ushtarake të ardhshme nga Moska.

Mariupoli është qyteti më i madh në rajonin Donetsk të Ukrainës, qytet ky që ka pasur luftime të pareshtura me trupat ruse që nga viti 2014, ku edhe kanë humbur jetë afro 14,000 njerëz dhe janë zhvendosur miliona të tjerë.

Zakharov është optimist se instalimi i sistemit mbrojtës raketor Iron Dome, do të zgjidhte këtë problem potencial, duke u bazuar në suksesin e shtetit të Izraelit për sigurimin e fluturimeve.

“Fluturimet lejohen atje, pavarësisht nga fakti se aeroporti ndodhet 8 km nga zona neutrale. Për çështje sigurie përdoret sistemi i mbrojtjes taktike Iron Dome. Ne gjithashtu mund ta adoptojmë këtë praktikë”, ka thënë Zakharov.

Zakharov ka treguar se blerja e sistemit Iron Dome do t’iu kushtojë 50 milionë euro, dhe se autoritet e Mauripolit kanë kontaktuar tashmë prodhuesit dhe janë duke diskutuar instalimin e pajisjeve, si dhe pritet që një delegacion izraelit pritet që të shkojnë në fund të qershorit për të zgjidhur këtë problem.

Sistemi mbrojtës raketor Iron Dome është i ndërtuar për të kundërsulmuar në ajr raketat e paudhëzuara në një distancë prej 4 deri në 70 kilometra, dhe mund të sigurojë një zonë prej 150 kilometrash katror.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore