Përballje

U19/ Shqipëria udhëton në Francë


Vizita e trajnerit të kombëtares A, Edi Reja në kompleksin 'Tropikal' të Durrësit gjatë stërvitjes së skuadrës U-19

Shpresat e Shqipërisë, ato U19, sot fillojnë rrugëtimin në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Evropianin e vitit 2022 që do mbahet në Sllovaki.

Ata e fillojnë me një ndeshje shumë të vështirë, përballë Francës në Paris.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Armando Cungu, janë pjesë e grupit F, ku përveç Francës, bëjnë pjesë edhe Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Trajneri i kombëtares U-19, Armando Cungu

Duke parë grupin, Shqipëria ëndërron që të kalojë në raundin e dytë, të paktën nga vendi i dytë.

Cungu ka thënë që “rrugëtimi pa dyshim është i vështirë, por jo i pamundur”.

Ndeshja vjen me fillim në orën 14:00.

Shqipëria gjatë muajit nëntor zhvillon edhe dy ndeshjet tjera të grupit.

Më 13 tetor, kuqezinjtë udhëtojnë në Serbi, kurse më 16 tetor e presin Maqedoninë e Veriut në Shqipëri.

Me moshat U19, të lejuar për t’u ftuar janë vetëm futbollistët që kanë lindur nga 1 janari 2003 dhe tutje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore