Kosova

“U vetëvra”, deklarata e ministrit Sfeçla e demotivoi familjen e togerit të vrarë


“U vetëvra”.

Kështu deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sfeçla, kur Adelina Berisha, më tetë nëntor i kërkojë të zbardhet vrasja e vëllaut Luanit në parkingun e Doganës.

Por, kjo deklaratë e ministrit të MPB-së e ka demotivuar familjen Berisha.

“Deklarata e Ministrit te Punëve të Brendshme na ka demotivuar dhe na kanë bërë me dije se pritjet tona se kjo qeveri e re do ta luftojë krimin e organizuar janë vetëm fjale boshe”, thuhet në reagimin e familjes Berisha.

“Përtej asaj që motra jonë Laura e tha para qeveritarëve ne nuk kemi asgjë tjetër për të thënë”.

“Tash e gati 7 muaj nuk kemi asnjë informate nga hetuesia e prokuroria, përveç faktit se në ditën e vrasjes se vëllait tonë, nuk kanë funksionuar kamerat, janë gjetur 2 plumba, njeri prej të cilëve nuk dihet se ku ka përfunduar, si dhe pastrimit të veturës me urdhër të prokurorisë 1 jave pas ngjarjes”.

Në këtë reagim po ashtu thuhet se “për të kursyer fëmijët e familjes, ne kemi vendosur qe rastin ta trajtojmë me diskreditet dhe me bindjen se institucionet tona do ta hetojnë këtë rast, rast ky që përveç se na ka lënduar shpartat tanë, ka prekur direkt edhe sigurinë e vendit”.

“Vëllai ynë nuk ishte një qytetar i thjeshte qe u gjet i vrarë, ai ishte toger, Udhëheqës i njësitit antikontrabandë në Doganat e Kosovës dhe vrasja e tij ndodhi në parkingun e Doganës në lagjen Veternik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore