Shqipëria

U qëllua për vdekje, arrestohen babë e bir të dyshuar për vrasjen e biznesmenit në Laç


Pasditen e 11 dhjetorit janë arrestuar nga Policia e Laçit babë e bir – Skënder dhe Llej Likaj – të dyshuar si autorët që qëlluan me breshëri automatiku biznesmenin Rakip (Pilot) Roli.

Ky i fundit nuk u mbijetoi dot plagëve të marra duke humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Bashkë me ta është shoqëruar edhe një person i tretë i cili i ka ndihmuar për t’u arratisur.

Blutë lokalizuan vendin ku ishin të fshehur, përkatësisht në Fushë-Milot.

Roli në momentin kur i kanë dalë në pritë ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij në Sanxhak të Laçit.

Viktima njihej si biznesmen i tregtimit të materialeve të ndërtimit. Ai nuk ishte një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2011 ishte dënuar për plagosjen rëndë të një 22-vjeçari, në Gjorëm, Laç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore