Shqipëria

Vritet brenda makinës së tij biznesmeni në Laç


Mëngjesin e 10 dhjetorit është qëlluar për vdekje biznesmeni Rakip (Pilot) Roli brenda makinës së tij në Sanxhak të Laçit.

Nga informacionet paraprake 55-vjeçari ka qenë duke lëvizur me makinën e tij, kur është qëlluar me breshëri automatiku.

Si pasojë ai nuk ka mundur dot ti mbijetojë plagëve të marra, duke humbur kontrollin e mjeti. Si fillim u përplas me një mjet tjetër dhe më pas mjeti që drejtonte Roli ka përfunduar në kanal.

Shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, me qëllim kapjen e autorëve të krimit.

Viktima njihej si biznesmen i tregtimit të materialeve të ndërtimit. Ai nuk ishte një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2011 ishte dënuar për plagosjen rëndë të një 22-vjeçari, në Gjorëm, Laç.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore