Lajme

U masturbua në ‘Zoom’, jep dorëheqjen Jeffrey Toobin i CNN


Jeffrey Toobin ka dhënë dorëheqjen nga agjencia e lajmeve “CNN”, dy vjet pasi u kap duke u masturbuar në një telefonatë në Zoom me shefa të ndryshëm.

Analisti ligjor që punonte për revistën javore kishte pohuar më parë se besonte se mikrofoni dhe kamera e kompjuterit të tij ishin të çaktivizuara, kështu që ata që ishin në telefon nuk do të mund ta shihnin.

Në një deklaratë ai tha se, “bëra një gabim të turpshëm prej budallai, duke besuar se isha jashtë kamerës”.

“Besova se nuk isha i dukshëm në Zoom, mendova se askush në thirrjen Zoom nuk mund të më shihte, mendova se kisha ndalua videon e Zoom. I kërkoj falje gruas sime, familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve”.

Pas incidentit, ai u pushua nga roli i tij në botim duke qenë me ta për 27 vjet.

62-vjeçari, tashmë ka konfirmuar largimin e tij përmes një postimi në Twitter.

Tani, 62-vjeçari ka hyrë në Twitter për të konfirmuar lajmin e tij të punës, duke shkruar:

“Miq, kam vendosur që, pas 20 vitesh, do të largohem nga CNN. Ishte e mrekullueshme të kaloja ditën time të fundit në transmetim me miqtë Wolf, Anderson dhe Don. I dua të gjithë ish-kolegët e mi”.

Ai u kthye në CNN në qershor 2021 dhe dha një intervistë të sikletshme, gjatë së cilës kërkoi falje për sjelljen e tij.

Sipas raporteve, thirrja e Zoom ishte një simulim i zgjedhjeve të ardhshme në SHBA, me anëtarë të ndryshëm të stafit që luanin role specifike.

Në linjë ishin edhe disa producentë nga “The New Yorker” dhe radio stacioni lokal “WNYC”.

Në një moment, pati një ndërprerje në thirrje, me grupet republikane dhe demokrate që hynë në dhoma të ndryshme.

Kur grupet u kthyen, kamera e Toobin dukej se ishte ulur dhe ata mund ta shihnin atë duke prekur veten.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore