Aplikacione

Twitter-i nxjerr masa të reja kundër llogarive të qeverisë ruse


Platforma Twitter ka njoftuar se po prezanton masa të reja kundër llogarive të qeverisë ruse për të reduktuar ndikimin e propagandës zyrtare.

Më konkretisht, llogaritë zyrtare nuk do t’u rekomandohen më përdoruesve të Twitter-it në të gjitha kategoritë e aplikacionit, përfshirë kërkimet.

Më herët, kompania ka bllokuar llogaritë e mediave shtetërore ruse, RT dhe Sputnik, në Bashkimin Evropian.

Nga ana tjetër, Moska u kundërpërgjigj duke kufizuar hyrjen në Twitter në vend dhe duke bllokuar dy platforma të tjera si Facebook-u dhe Instagram-i.

“Nuk do të përforcojmë ose rekomandojmë llogari qeveritare që u përkasin shteteve që kufizojnë aksesin në informacion falas dhe janë të përfshirë në konflikte të armatosura ndërshtetërore”, ka deklaruar Twitter-i.

Po ashtu ka shtuar se kjo masë ndërmerret pavarësisht nëse platforma është e bllokuar në atë vend ose jo.

Dhe se kur një qeveri kufizon aksesin në shërbimet online brenda shtetit, duke nënvlerësuar aftësinë e publikut për të aksesuar lirisht informacionin dhe vazhdon të përdorë shërbimet online për komunikimet e veta, “krijon një çekuilibër të rëndë informacioni”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore