Lajme

Twitter bllokon llogarinë e ambasadës kineze në SHBA pas komenteve për ujgurët


Llogaria e përfaqësuesve diplomatikë kinezë kishte publikuar një post  ku pretendonte se  gratë me etni ujgure  nuk ishin më  “makina për të prodhuar fëmijë”. Ata citonin një studim të së përditshmes shtetërorë kineze China Daily.  Tweet-i u hoq më pas nga  platforma Tweeter.

Pas publikimit të postit, Twitter-i  bllokoi llogarinë e ambasadës kineze në SHBA (@ChineseEmbinUS). Ky  postim mbronte politikat e Pekinit  në Xinjiang. Platforma sociale Twitter tha se ky post shkelte politikat e platformës kundër “çnjerëzimit”.

Asnjë Koment nga Ambasada Kineze në SHBA

Ambasada Kineze në Shtetet e Bashkuara nuk ka dhënë asnjë koment.  Pezullimi i llogarisë së tyre vjen pak ditë pas bllokimit të llogarisë së ish-presidentit, Donald Trump./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore