Turqia ka porositur dhjetë milionë doza të reja të vaksinës kundra Covid-19.
Kompania kineze Sinovac pritet të furnizojë shtetin turk me dozat e reja gjatë dy javëve të ardhshme.
Autoritetet turke pritet të fillojnë vaksinimin e popullsisë të premten.
Një tjetër dërgesë me 37 milionë doza vaksinash pritet të arrijë në Turqi deri në fund të muajit mars.
Në total, Turqia ka kontraktuar me kompaninë Sinovac për të blerë 50 milionë doza, përfshirë 3 milionë doza të blera më herët.
Nga Ministria e Shëndetësisë e Turqisë nuk ka pasur një deklaratë zyrtare në lidhje me furnizimin e ri.
Personeli mjekësor turk prej 1.2 milionë personash pritet të vaksinohet i pari.
Njerëzit mbi moshën 65 vjeç, mësuesit dhe policët pritet të vaksinohen pas personelit mjekësor turk.
Dy dozat e vaksinës do të administrohen me një interval 28 ditor.
Turqia do të publikojë të gjitha të dhënat e vaksinimit të popullsisë në kohë reale.
Shteti turk ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë Pfizer Inc. dhe kompaninë BioNTech SE për blerjen e 4.5 milionë dozave të vaksinës, me një mundësi për ta rritur numrin e dozave në 30 milionë./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shpresa e fundit e Salvinit qëndron në ndërtimin e një ure për në Siçili
-
Kurti për vizitën dy ditore në Gjermani: Kryefjala e vizitës ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në KiE
-
Mes tensioneve për Gazën, shtyhet vizita e Erdogan në Shtëpinë e Bardhë
-
Thaçi: Ëndrra ime është që të gjithë shqiptarët të jetojnë në një shtet
Lajmet kryesore
-
Aksioni i Frontex në Ballkan jep efekt, bien drastikisht kalimet e jashtëligjshme
-
Mbi 14 milionë turistë priten këtë vit, Balla: Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat
-
Ose të dëgjojë SHBA-të ose të përgatitet për përshkallëzim – zgjedhja i takon Izraelit
-
Kurti për vizitën dy ditore në Gjermani: Kryefjala e vizitës ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në KiE