Lajme

Turqi-Egjipt do të përfitojnë nga bashkëpunimi në Lindjen e Mesme


Ish-admirali i marinës turke dhe kreu i Qendrës Detare dhe Globale të Stategjive në Universitetin Bahçeşehir, Cihat Yaycı, deklaroi të premten e 16 prillit se Turqia dhe Egjipti kanë fusha të shumta për bashkëpunim të mundshëm. Përfshirë këtu zonat detare, ekonominë dhe sigurinë.

“Egjipti mund të fitojë zona më të mëdha detare nëse nënshkruan një marrëveshje de limitimi me Turqinë në përputhje me parimet e ligjit ndërkombëtar”, i tha Yaycı Anadolu Agency (AA).

Ai shtoi se Turqia dhe Egjipti, “me marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë, do të jenë fuqi me ndikim në Mesdheun Lindor dhe tregun global të energjisë”.

“Njoftimi i Egjiptit për të zhvilluar një tender për kërkimin e hidrokarbureve në Mesdheun Lindor, duke njohur Zonën Ekskluzive Ekonomike (ZEE) e shënjuar nga Turqia është një shenjë pozitive”.

Yaycı shpjegoi se marrëveshja e arritur midis Egjiptit dhe administratës greko-qipriote në vitin 2003 nuk ishte në përputhje me parimin e proporcionalitetit të ligjit ndërkombëtar, pasi Cairo ka një vijë bregdetare më të madhe.

“Nëse Egjipti zgjedh të arrijë një marrëveshje de limitimi me Turqinë sesa me administratën greko-qipriote, ajo do të fitojë 11 mijë e 500 kilometra (3,352 milje katrore detare) më shumë. Kjo do të thotë më shumë sesa zona e studimit të ishullit të Qipros”.

Zonat detare u japin shteteve të drejta mbi burimet natyrore. Kryesisht i pashkelur, Mesdheu Lindor mendohet të jetë i pasur me gaz natyror.

“Një marrëveshje midis Egjiptit dhe Turqisë, të cilat kanë vijën më të gjatë të bregdetit në Mesdheun Lindor, është e rëndësishme dhe e nevojshme”.

Për më tepër shtoi se në këtë mënyrë të dy vendet do të fitojnë zonat detare që meritojnë dhe do të kenë burime energjetike.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, tha muajin e kaluar se Turqia mund të negociojë një marrëveshje detarkimi me Egjiptin në Mesdheun Lindor, në varësi të kushtit të lidhjeve dypalëshe.

“Ne e shohim Egjiptin duke respektuar shelfin kontinental të Turqisë në Mesdheun Lindor në marrëveshjen e tij ZEE-së me Greqinë si një hap pozitiv”.

Në nëntor të vitit 2019, Turqia dhe Libia nënshkruan një marrëveshje për caktimin e kufijve detarë që siguroi një kornizë ligjore për të parandaluar çdo arritje të kryer nga shtetet e rajonit.

Prandaj, u shmangën përpjekjet nga qeveria greke për të përvetësuar pjesë të mëdha të shelfit kontinental të Libisë, kur një krizë politike goditi vendin e Afrikës së Veriut në vitin 2011.

Marrëveshja gjithashtu konfirmoi se Turqia dhe Libia janë fqinjë detarë.

Përcaktimi i kufijve fillon nga Fethiye-Marmaris-Kaş në bregdetin jugperëndimor të Turqisë dhe shtrihet në vijën bregdetare Derna-Tobruk-Bordia të Libisë.

Si përgjigje, Egjipti dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje në gusht të vitit 2020, duke përcaktuar një ZEE në Mesdheun Lindor midis dy vendeve.

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Egjiptit u përkeqësuan pasi gjenerali Abdel-Fattah el-Sissi rrëzoi presidentin e parë të zgjedhur në vend në mënyrë demokratike, Mohammed Morsi, në një grusht shteti pas vetëm një viti në detyrë.

Ankara-ja ka mbajtur qëndrimin e saj se një president i zgjedhur në mënyrë demokratike nuk mund të rrëzohet nga një grusht shteti ushtarak.

Nga ana tjetër, qeveria egjiptiane i kërkoi Turqisë të mos ndërhynte në një çështje që ajo e konsideron si punët e brendshme të vendit.

Mosmarrëveshja çoi në një bllokim në marrëdhëniet dypalëshe për shumë vite.

Kohët e fundit, megjithatë, shenjat e një pajtimi të mundshëm kanë ardhur nga të dy vendet, veçanërisht për shkak të dinamikës së ndryshuar në Mesdheun Lindor dhe krizës Turqi-Greqi mbi burimet energjetike të rajonit.

Çavuşoğlu të enjten tha se një delegacion turk do të vizitojë Egjiptin muajin tjetër, në hapin e parë drejt normalizimit të lidhjeve midis dy vendeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore