Shqipëria

Turisti çek humb kontrollin e parashutës në Himarë, ndërron jetë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:00 të kësaj të mërkure të 5 prillit në Himarë.

Shtetasi çek me iniciale P. S., rreth 70 vjeç, pas hedhjes me parashutë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi parashutën.

Kjo, për shkak të arrestit kardiak dhe si pasojë ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore