Financa

Trump ndalon transaksionet me Alipay


Aplikacionet e Alibaba-s do të ndalohen sipas një urdhri ekzekutiv të lëshuar të martën nga Presidenti në largim, Donald Trump.

Transaksionet amerikane me Alipay do të ndalohen.

Alipay kishte mbi 1.2 miliardë përdorues në të gjithë botën që nga tetori 2019.

Urdhri do të hyjë në fuqi pasi Trump të largohet nga detyra.

Ky vendim është planifikuar të zbatohet brenda 45 ditësh.

Urdhri ekzekutiv synon të kufizojë kërcënimet e paraqitura nga aplikacionet kineze.

Aplikacionet kineze mund të gjurmojnë vendndodhjen e punonjësve dhe kontraktorëve federalë duke i keqpërdorur këto të dhëna.

Ky vendim vjen pasi kompania Alibaba po përballet me një hetim në Kinë.

Aksionet e Alibaba-s u tregtuan me çmimin prej 235 dollarësh të martën./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore