Lajme

Trump ishte në zemër të një grushti shteti në SHBA


Ngjarje të tilla pasqyrohen gjithnjë në publik, por në transmetim të drejtpërdrejtë në orarin e pikut televiziv rrallë shkojnë dhe kjo, është një histori që do t’i mbesë shekujve.

Donald Trump, gjatë ngjarjeve të ndodhura në Capitol Hill në janar 2021, ka qenë mu në zemër të një grushti shteti në SHBA.

Të paktën kështu argoumentohet nga Komiteti i Posaçëm i Dhomës së Kongresit amerikan, pas dëshmive të dëgjuara, dokumenteve të lexuara e hetimeve të thelluara të organeve përkatëse.

“Populli amerikan meriton të ketë një përgjigje”, tha në hapje të seancës kongresmeni Bennie Thompson, përfaqësuesi demokrat në Mississippi dhe drejtues i Komitetit. “Ndaj sot dhe në javët në vijim, do t’ju kujtojmë se në çfarë realiteti po jetojmë dhe çfarë ndodhi në atë ditë”.

Më shumë se sa një gjykim i mirëfilltë (duke qenë se nuk ka bazë juridike dhe penale), ky proces do të shërbejë për të hedhur dritë për opinionin e gjerë publik, mbi ngjarjet e Capitolit.

Jo vetëm demokratët, por edhe republikanët e përshkruan atë çfarë ndodhi atë ditë si “një sjellje tërësisht antikushtetuese e një presidenti që lë detyrën”.

Në mbrojtje të kësaj teze ishte Liz Cheney, Kongresmenja republikane e Wyoming.

Sipas saj, ishte një gënjeshtër e madhe konspirative ajo që Trump tha, kur akuzoi se votat i qenë vjedhur nga Joe Biden në garën presidenciale të vitit 2020.

“Të gjithë amerikanët duhet ta kenë vath në vesh”, vijoi Cheney. “Mëngjesin e 6 janarit, qëllimet e Donald Trump ishin të mbante karrigen në Shtëpinë e Bardhë pavarësisht humbjes ndaj rivalit në garë”.

FILE – Former President Donald Trump speaks at a rally at the Delaware County Fairgrounds, April 23, 2022, in Delaware, Ohio. The New York attorney general’s office said Monday, May 23, 2022, it subpoenaed Donald Trump’s longtime executive assistant, Rhona Graff, and plans to question her under oath next week as part of its civil investigation into the former president’s business dealings. (AP Photo/Joe Maiorana, File)

Në prezantimin publik që komiteti bëri pati edhe imazhe të papublikuara më parë nga protestat në Capitol Hill, të cilat u kthyen në një përgjakje të vërtetë ku pesë persona mbetën të vdekur e dhjetëra të tjerë u plagosën.

Për herë të parë pas dy shekujsh, godina ikonë e demokracisë amerikane ishte sulmuar e mësyrë. Përdorimi i armëve gjithashtu nuk mungoi në këtë ngjarje.

Teksa, Donald Trump, pavarësisht suksesit të demokratëve për shkarkimin e tij në Kongres, nuk kaloi në hapin final si proces pasi Senati e bllokoi dhe ai e ruajti imazhin post-presidencial, duke mos e mbyllur mandatin si një ish-president i shkarkuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore