Përballje

Tri pikë të arta për Shqipërinë në duelin me San Marino-n


Shqipëria ka fituar tri pikë të arta përballë San Marino-s, në kualifikimet e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Kuqezinjtë shkatërruan San Marino-n me rezultat 5:0, duke u renditur të dytët në Grupin I.

Shqipëria kaloi Poloninë, e cila para kësaj ndeshjeje ishte në vendin e dytë, me 10 pikë.

Kuqezinjtë dominuan ndeshjen, duke shënuar golin e parë në minutën e 32-të me anë të Rey Manaj.

Shqipëria kishte 27 mundësi për të shënuar gjatë ndeshjes, ndërsa San Marino nuk kishte asnjë.

Në pjesën e dytë, Shqipëria arriti të shënonte tre gola të shpejtë brenda 10 minutave, me Qazim Laci-n, Armando Broja-n dhe Elseid Hysaj.

Për t’i dhënë fund kësaj natë të paharrueshme për shqiptarët, u përkujdes lojtari i Ferencvaros, Myrto Uzuni, duke shënuar golin e pestë në minutën e 80-të.

Momentalisht Shqipëria radhitet në vendin e dytë me 12 pikë, ndërsa Polonia në të tretin me një më pak.

Dueli i radhës për Shqipërinë do të jetë përballë Hungarisë, dhe pas tyre do kenë ndeshje direkte me Poloninë në “Elbasan Arena” për të vulosur kualifikimin në “Katar 2022”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore