Stil

Trendet e palltove për 2022-shin


Palltot dhe pelushët nuk duhet të mungojnë në gardërobën e një gruaje, sidomos kur ulen temperaturat.

Edhe për vitin 2022 ato do të jenë në modë.

Kjo është pranuar nga marka të rëndësishme, si Max Mara. Emra të famshëm, si Irina Shayak, Celine Dion dhe Hailey Baldwin, që kanë zgjedhur ta veshin, janë siguri që të paktën edhe këtë vit, pelushi do të vijojë të jetë në trend.

Përtej faktit që ju kujtojnë arushin e fëmijërisë, me këto lloj palltosh ndiheni komode me më shumë se çdo veshje tjetër në kohën e ftohtë.

Në stile dhe ndikime të ndryshme; nga stili vintage i viteve ’50 deri te versionet më të çuditshme boho.

Disa nga modelet më tipike janë ato që janë të ndikuara nga vintage. Palltot e pelushit janë frymëzuar sidomos nga dizajni i viteve ’50, ’60, ’70 dhe ndoshta do të vijojnë të vishen edhe më shumë në vitet e ardhshme.

Shumë marka kanë nxjerrë modele në pasarelë, me veshje vezulluese. Palltot e shkurtra janë në modë. Trendi më origjinal, në të cilin nuk doni të besoni, janë çizmet e larta me gëzof.

Ato ishin të rëndësishme 15 vjet më parë, këtë sezon marka Acne-Studios ka treguar me shkëlqim se si mund të vishni çizme të larta me gëzof në një mënyrë të re.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore