Sport

Tre vite më pas, Eden Hazard përgatitet për debutimin në El Clasico


Tre vite pas transferimit te Real Madrid-i, Eden Hazard këtë fundjavë do të luaj për herë të parë me fanellën e Real-it kundër Barcelonës.

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë.

Në një mënyrë apo tjetrën, Eden Hazard gjithmonë e gjeti rrugën për të mos qenë prezent në duelin më të famshëm në futboll, El Clasico.

Edhe pse përballë Barcelonës Hazard ka luajtur, këtë nuk e ka bërë me fanellën e Real-it.

Belgu u paraqit dy herë kundër blaugranasve në sezonin 2016/17, në raundin çerekfinal veshur me ngjyrat e Chelsea-s.

Sipas raportimeve nga tabloidet spanjolle, Hazard ka kryer stërvitje të plotë me skuadrën, dhe do të jetë i ftuar për të dielën.

Hazard me shumë mundësi do ta nisë ndeshjen nga stoli dhe pastaj të aktivizohet si zëvendësues.

Belgu shpreson që tashmë ka ardhur fundi i lëndimeve të tij dhe se më në fund do ta arsyetojë çmimin 100 milionë euro të cilin Real-i e pagoi për të.

El Clasico për Hazard-in, mund të jetë mundësia e artë për të nisur rikthimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore