Shqipëria

Tre shtetas në prangat e policisë në Tiranë për dhunë në familje


Tre dhunues kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë këtë të martë të 7 majit.

Të arrestuarit të moshave 45 vjeç, 36 vjeç dhe 33 vjeç akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. D., 45 vjeç,  banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes të tij.

Kurse Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. E., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin P. D., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore