Shqipëria

Tre partitë kryesore regjistrohen në zgjedhjet e 6 marsit


Tre partitë kryesore në Shqipëri, ajo Socialiste, Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, janë regjistruar zyrtarisht për procesin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, ku garohet në gjashtë bashki të vendit.

E fundit në radhë për dorëzimin e formularëve regjistrues, ka qenë pala demokrate, e cila ka përmbyllur procedurën në orët e vona të 25 janarit.

Më herët, kanë qenë dy palët socialiste, ato të cilat bënë regjistrimin përkatës.

Bashkëngjitur me kërkesën për të qenë subjekte politike në 6 mars, të tre partitë kanë dorëzuar edhe emrat për anëtarë të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Sakaq, pritet ende nëse lëvizja e ish-kryeministrit, Sali Berisha, do të futet e mëvehtësuar në 6 mars apo në koalicion me ndonjë forcë tjetër politike, ku më e mundshmja është një marrëveshje me LSI-në. Një prej opsioneve, mbetet po ashtu të ketë thjesht konkurrim të kandidatëve si të pavarur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore