Shqipëria

Bashkëpunim në sektorin e sigurisë mes Shqipërisë dhe Moldavisë


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti këtë të shtunë të 27 prillit në një takim zëvendëskryeministren për Integrimin në Bashkimin Evropian të Moldavisë, Cristina Gherasimov.

Hasani bëri të ditur se në takim u diskutua mbi intensifikimin e dialogut politik dhe bashkëpunimin dypalësh.

“Diskutuam veçanërisht për bashkëpunimin në sektorin e sigurisë dhe në kuadrin e nismave ndërkombëtare dhe rajonale për stabilitet, siguri dhe paqe”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore