Sport

Trajneri që mposhti Real Madrid-in i bashkohet ushtrisë ukrainase


Pesë muaj më parë udhëhoqi ekipin e tij, Sheriff Tiraspol, drejt një fitoreje historike përballë Real Madrid-it në Ligën e Kampionëve, ndërsa tani po lufton për të mbrojtur vendin e tij kundër ushtrisë ruse.

Trajneri ukrainas, Yuriy Vernydub, është regjistruar në ushtrinë ukrainase, që po reziston dhe po lufton me guxim përballë agresionit rus.

56 vjeçari braktisi klubin e tij në mes të sezonit, i cili doli të jetë në ndihmë të kombit të tij, Ukrainës.

“Kam një grua, dy fëmijë, dy nipër, vëllezër dhe motra. U uroj shëndet dhe shpresoj të mos i prekë kjo luftë. Unë do të jem gjithmonë përkrah tyre kur të kenë nevojë për mua”, tha Vernydub.

“Dua të mbështes njerëzit e vendit tim që po vuajnë nga sulmet e Rusisë. Unë ndihem krenar për njerëzit që po mbrojnë Ukrainën”, deklaroi Vernydub.

56-vjeçari ka lindur në Zhytomyr, qytet ky i cili është në veri të Ukrainës.

Rusia ka nisur operacionin ushtarak për pushtimin e vendit të tij, derisa Vernydub ka vendosur të marrë armët e të kthehet për të luftuar në atdhe.

Kujtojmë që skuadra e Sheriff Tiraspol ishte një nga surprizat e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Ata arritën të marrin një fitore të madhe në fazën e grupeve të Champions-it ndaj Real Madrid-it në “Santiago Bernabeu”.

Gjithashtu ata fituan edhe përballjen në shtëpi ndaj Shakhtar Donetsk, të cilët më pas përfunduan në vendin e tretë në grup, për të vazhduar garat në Ligën e Evropës.

Në përballjen e 1/16-ve të finales, Sheriff u eliminua pas vazhdimeve nga portugezët e Braga-s, ndeshje kjo e cila doli të jetë e fundit njëherë për njëherë për trajnerin ukrainas.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore