Përballje

Tottenham e ndal Manchester City-n, e mposht minimalisht


Derbi i së dielës në Premier League mes Tottenham Hotspur dhe Manchester City-t përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 1:0.

Manchester City kishin mundësi të ngushtonin diferencën e pikëve me Arsenal-in, pasi kryesuesit e Premier League humbën dje kundër Everton-it.

Por, City nuk e shfrytëzuan këtë, dhe janë ende pesë pikë larg Arsenal-it me një ndeshje më shumë.

Skuadra më e mirë e ndeshjes ishte Manchester City, por edhe Tottenham kishin mundësi të shumta shënimi që nuk i shfrytëzuan.

Goli i parë erdhi në minutën e 15-të, me anë të Harry Kane, i cili theu edhe rekordin si golashënuesi më i mirë i klubit.

Ai shënoi golin e 267-të për klubin, ku me këtë gol kaloi Jimmy Greaves-in, i cili kishte 266 gola për Tottenham.

Deri në fund, City u munduan të gjenin golin e barazimit, ndërsa Tottenham të dyfishonin epërsinë, por përfundimisht ndeshja përfundoi 1:0.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore