Përballje

Torino eliminon Milan-in nga Kupa e Italisë


Torino e ka eliminuar Milan-in nga Kupa e Italisë, teksa e mposhti me rezultat minimal 1:0 pas vazhdimeve.

Kuqezinjtë e pësuan në kohën shtesë nga një Torino që prej minutës së 70-të mbeti me 10 lojtarë pasi Djidji koleksionoi kartonin e dytë të verdhë.

Megjithatë, skuadra torineze gjeti forcën dhe qëndroi në lojë teksa në shtesë realizuan me anë të Adopo në minutën e 114-të.

Të besuarit e trajnerit Stefano Pioli eliminohen nga kompeticioni ndërsa nga ana tjetër, Torino pret në çerekfinale fituesin e çiftit Sampdoria – Fiorentina.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore